Hakohet sërish Mark Zuckerberg

15:25 | 16 Nëntor 2016
Arbresh Info

Mark Zuckerberg ka arritur gjatë viteve të sigurojë gjithçka, por fatkeqësisht llogaria e tij personale në Pinterest nuk është pjesë e atyre gjërave.

Për të dytën herë brenda këtij viti, llogaria e miliarderit është hakuar, shkruan portali arbresh.info. Të martë, një grup famëkeq i hakerëve i njohur si “OurMine” ka arritur të marrë kontrollin e llogarisë së pronarit të rrjetit social Facebook duke i vendosur shkrimin te biografia e tij në Pinterest “Mos u shqetësoni, ne jemi thjeshtë duke testuar sigurinë tuaj”.

“OurMine” ka hakuar llogarinë e Zuckerbergut në Pinterest edhe në muajin qershor. Atë kohë, grupi i hakerëve ka thënë se ai ishte duke përdorur fjalëkalimin “dadada” në llogarinë e tij./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme