Google ADS

Hakohet sërish Adult Friend Finder, mbi 300 milionë llogari të komprometuara

09:17 | 14 Nëntor 2016
Arbresh Info

Adult Friend Finder, një uebfaqe për takime, ka pësuar një tjetër sulm kibernetik madhështor por këtë herë edhe më keq se vitin e kaluar.

Mbi 300 milionë llogari thuhet se janë zbuluar në hakimin masiv të të dhënave pas sulmit në kompaninë Friend Finder Network, shkruan portali arbresh.info.

Friend Finder Network, që është komuniteti më i madh në botë për seks, ka qenë shënjestër së fundmi e hakerëve që raportohet se kanë zbuluar informatat e më shumë se 412 milionë llogari në mbarë botën, përfshirë llogaritë e përdoruesve në uebfaqet si AdultFriendFinder, Cams, Penthouse dhe Stripshow.

Sulmi u njoftua nga ‘LeakedSource’, që raporti se rreth 339 milionë llogari të hakuara i përkasin uebfaqes AdultFriendFinder, mbi 60 milionë uebfaqes Cams, 7 milionë uebfaqes Penthouse dhe pjesa tjetër nga Stripshow dhe iCmas, që në përgjithësi prekin shifrën prej 412.214.295 përdorues./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme