Një hulumtues i pavarur i sigurisë pretendon që është kërcënuar nga gjiganti Facebook pasi ai zbuloi disa dobësi dhe të meta në konfigurim që i lejonin atij me sukses të fitojë qasje në të dhëna sensitive në Instagram, përfshirë kodin burimor të faqes së Instagramit si dhe detaje personale të përdoruesve dhe punonjësve në Instagram.
Megjithatë, në vend që t’i ofronin të holla, Facebook ka kërcënuar me paditje hulumtuesin, shkruan arbresh.info. Wesley Weinberg, një studiues i lartë i sigurisë në Synac, filloi të analizojë sistemet në Instagram pasi njëri nga shokët e tij i tregoi për një dobësi të mundshme të vendosur në sensu.instagra.com.
Shfrytëzimi i kësaj dobësoi i ofroi Weinbergut qasje në serverët e kompanisë madhështore duke qenë në gjendje të shikojë detajet për kyçje, përfshirë informatat kredenciale të punëtorëve të dy rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram, transmeton arbresh.info. Edhe pse fjalëkalimet ishin të enkriptuara me ‘bcrypt’, Weinberg ishte në gjendje të gjej shumë fjalëkalime që ishin të lehtë brenda vetëm disa minuatave./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA