Grupi i hakerëve OurMine, i njohur për sulmet ndaj llogarive në rrjete sociale, vazhdon me ritmin e tij.
Këtë herë, viktimë është llogaria e Netflix-it në rrjetin social Twitter, që në orët e kaluara ka përmendur disa herë grupin e hakerëve OurMine, shkruan portali arbresh.info.
Njëra nga postimet e OurMine shkruan “Duke testuar sigurinë tuaj”, ndërsa në postimet e tjera janë reklamuar shërbimet e tyre për siguri.
Grupi i hakerëve ka hakuar rrjetet sociale të personave me profil të lartë si Mark Zuckerberg-un e Facebook-ut, Jack Dorseyn e Twitter-it, Sundar Pichain e gjigantit Google dhe krijuesin e Wikipedias – Jimmy Wales./arbresh.info
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Kurti: Vitin e ardhshëm do të nënshkruhet Marrëveshja për ba...
Kuvendi Komunal i Prishtinës thërret mbledhje të jashtëzakon...
Ish-lojtari i Man Utd zbulon se si iu desh të largohej nga k...
“Kosova dhe Çekia me marrëdhënie shumë të mira bilater...
Gërvalla bën homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi në New...