Google ADS

Hakohet kompania më e madhe për hostim

13:05 | 29 Tetor 2015
Arbresh Info

Kompania më e madhe në botë që ofron hostim falas, 000Webhost ka qenë shënjestër e hakerëve që kanë arritur të vjedhin më shumë se 13.5 milionë të dhëna të regjistruara të konsumatorëve.

Të dhënat e vjedhura përfshijnë pseudonimet, fjalëkalimet, e-mail adresat dhe IP adresat e 13.5 milionë konsumatorëve në 000Webhost, transmeton arbresh.info. Bazuar në një raport të publikuar së fundmi nga ‘Forbes’, shërbimi që ofron hostim falas ishte hakuar në muajin mars të vitit 2015 nga një haker anonim.

“Ne kemi vërejtur që të dhënët në serverin tonë kryesor janë vjedhur. Një haker përdori një lëshim në versionin e vjetër të PHP-së duke ngarkuar disa dosje për të fituar më pas qasje në sistemet tona. Derisa e gjithë databaza ishte e kompromentuar, ne jemi të shqetësuar për publikimin e informatave të klientëve”, tha kompania në një deklaratë të postuar në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social Facebook, transmeton arbresh.info.

Të dhënat ishim marrë nga Troy Hunt, një hulumtues sigurie australian, i cili pranoi të dhënat nga një burim anonim që iu konfirmuar gjithashtu edhe vërtetësia e tyre.

“Tani nuk ka dyshime që shkelja është legjitime dhe përdoruesit e prekur do të ndjekin atë”, shkroi Hung. “Do preferoja që 000webhost t’i njoftoj përdoruesit”.

Kompania 000Webhost thuhet që nuk i ka dhënë rëndësi paralajmërimeve nga Troy Hunt dhe gazetarëve ‘Forbes’, duke vendosur t’i refuzojë ato. Madje, shërbimi për hostim e të dhënave nuk ka ndjekur as praktikat standarde të sigurisë për t’i ofruar siguri më të mirë konsumatorëve të saj.

“Ne kemi larguar të gjitha faqet e ngarkuara ilegalisht qysh pasi kemi kuptuar për shkeljen e të dhënave. Pastaj, ne kemi ndryshuar të gjitha fjalëkalimet dhe kemi rritur sigurinë që kjo të mos ndodh sërish në të ardhmen”, pohoi 000Webhost./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme