Hakohet Google

09:48 | 4 Janar 2017
Arbresh Info

Domaini i gjigantit Google për Brazil nuk është në dispozicion për përdoruesit.

Uebfaqja Google.com.br është rrëzuar nga një haker i vetëm që ka arritur të rrëmbej DNS-at e makinës kërkimore, shkruan portali arbresh.info. Ky incident i uebfaqes vjen vetëm disa javë pasi hakerët nga Pakistani rrëzuan domainin e Google-së për Bangladesh.

Lexo edhe: Rrëzohet faqja e Google-së për Bangladesh

Google.com.br është rrëzuar nga ‘Kuroi’SH’ në pasditen e së martës duke lënë një mesazh në faqen e hakuar.

Google reagoi menjëherë për të rikthyer faqen, por nuk ka arritur ende të fitoj kontroll në domain-in Google.com.br që ende nuk është në dispozicion tek vizitorët.

Sipas disa raporteve, hakeri ‘Kuroi’SH’ ka rrëzuar gjithashtu domainet si Google Maps dhe Google Translate në Brazil./arbresh.info

Mesazhi i lënë nga hakeri 'Kuroi'SH' në Google.com.br
Mesazhi i lënë nga hakeri ‘Kuroi’SH’ në Google.com.br

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme