Siç duket askush nuk është imun ndaj sulmeve kibernetike!
Pasi u hakuan llogaritë e Mark Zuckerberg në Twitter dhe Pinterest, grupi i hakerëve “OurMine” me sukses ka hakuar llogarinë në Quora të drejtorit ekzekutiv të gjigantit Google, Sundar Pichai, të cilin më pas e kanë postuar edhe në llogarinë e tij në Twitter.
Sulmi u bë i dukshëm kur grupi i hakerëve “OurMine” postoi një mesazh në Quora përmes llogarisë së Pichait, që më pas u shfaq edhe postimi në Twitter falë lidhjeve që kishin këto dy llogari.
Të gjitha postimet në rrjetin social Twitter në lidhje me këtë janë larguar më pas nga llogaria e Sundar Pichait.
Ndryshe nga sulmi ndaj Mark Zuckerberg, grupi i hakerëve i përbërë nga tre persona nuk përdori fjalëkalimet e zbuluara nga të dhënat e komprometuara në LinkedIn, ata pretenduan se kanë zbuluar një të metë në Quora, që është lansuar nga Q&A në vitin 2010.
Grupi prapa “OurMine” pretendon se ishte duke testuar sigurinë e llogarive në përpjekje për t’i mësuar njerëzit se të sigurojnë llogaritë e tyre online më mirë.
“Ne jemi thjeshtë duke testuar sigurinë e njerëzve, ne nuk i ndryshojmë fjalëkalimet, ne e bëjmë këtë sepse ka hakera tjerë që mund t’i sulmojnë ata dhe të ndryshojnë gjithçka”, tha “OurMine”, transmeton portali arbresh.info.
“OurMine” ka thënë gjithashtu se ata kanë shpërndarë detajet e të metave në siguri me Quora-n, por nuk pranoi ndonjë përgjigje nga kompania./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA