Google ADS

Hakohet “DailyMotion”, vidhen të dhënat e 85 milionë llogarive

12:43 | 6 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Është publikuar një video e cila tregon për hakimin e DailyMotion dhe se janë vjedhur informata të dhjetëra miliona përdorueseve.

Shërbimi për shkelje  LeakedSource njoftoi për shkeljen pasi që kompania kishte marrë të dhënat e 85.2 milionë përdoruesve, transmeton arbresh.info.

Sipas LeakedSource, hakimi i  DailyMotion duket se ka ndodhur më 20 tetor 2016, që do të thotë se hakerat kanë qarkulluar të dhënat për më shumë se një muaj.

Nëse ju jeni një nga 18 milionë përdorues të cilët kishin fjalëkalimin në llogarinë në  DailyMotion të njëjtë me llogari të tjera ju këshillojmë që të ndryshoni fjalëkalimin tuaj në çdo faqe interneti.

LeakedSource ka shtuar se të dhënat e vjedhura të DailyMotion janë në indeksin e saj të kërkimit dhe kështu ju mund të kontrolloni nëse llogaria juaj është në mesin e të hakuarve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme