Google ADS

Hakohet banka Tesco, mijëra llogari të komprometuara

15:37 | 10 Nëntor 2016
Arbresh Info

Të enjten e kaluar, banka Tesco në Britani të Madhe ka pësuar një sulm kibernetik i cili ka kompromentuar llogaritë e 9.000 konsumatorëve të saj.

Edhe pse vazhdon të mbetet ende e paqartë se kush qëndron prapa këtij sulmi, banka pretendon se asnjë e dhënë personale nuk është vjedhur, shkruan portali arbresh.info. Bennny Higgins, drejtori ekzekutiv i bankës Tesco ka thënë: “Ne duam t’i njoftojmë konsumatorët tanë se asnjë nga të dhënat e tyre personale nuk është kompromentuar”

Fillimisht, autoritetet besuan që 20.000 konsumatorëve u janë vjedhur paratë, por me kontrollimet e vazhdueshme u kuptua se sistemi bankar për parandalimin e mashtrimeve të brendshme ka detektuar shifër më të vogël që është edhe më e saktë.

Britania e Madhe është njëra nga vendet që është më së shumti shënjestër e sulmeve kibernetike. Së fundmi është raportuar gjithashtu për një rritje të sulmeve ‘ransomware’, viktimë e të cilit ka qenë edhe Sistemi Ndërkombëtar për Shërbim Mjekësor që është detyruar të mbyll sistemin e saj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme