Më shumë se një milionë llogari në Google janë goditur nga një softuer keqdashës, njofton një kompanie sigurie.
‘Check Point’ pretendon se një fushatë, e njohur si ‘Gooligan’, është duke u shpërndarë në 13 mijë pajisje shtesë çdo ditë, shkruan portali arbresh.info. Ky është një program keqdashës që infekton pajisjet dhe vjedhë informatat personale nga Google Play, Gmail, Google Photos, Google Docs, G Suite, Google Drive dhe programet e tjera, shkruan portali arbresh.info.
‘Gooligan’ është një sulm i ngjashëm si ‘Trojan’, në të cilin programi keqdashës shtiret si aplikacion legjitim për telefonat dhe tabletat e platformës Android.
Sipas një raporti ‘Wall Street Journal’, emrat e aplikacioneve keqdashëse janë StopWatch, Perfect Cleaner dhe WiFi Enhancer. Pasi të instalohen, këto aplikacione menjëherë instalojnë të tjera aplikacione në mënyrë automatike dhe disa nga ato mund të vjedhin pseudonimet dhe fjalëkalimet e llogarive tuaja.
Google ka reaguar për këtë duke thënë se ende nuk ka gjetur ndonjë evidencë që ‘Gooligan’ ka pasur qasje në të dhënat e përdoruesve apo grupeve të caktuar të personave që kanë qenë shënjestër.
‘Check Point’ ka thënë se ‘Gooligan’ është një variant i një fushate keqdashëse në Android i gjetur nga hulumtuesit në aplikacionin ‘SnapPea’ vitin e kaluar./arbresh.info
Policia shqiptoi 1 mijë e 807 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Një arkatare e një marketi në Prishtinë raporton 200 euro të...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se sulmuan një ...
Arrestohet punëtorja e një kompanie të sigurimit në Prishtin...
Babai në Viti e lajmëron të zhdukur vajzën e tij të mitur
Rama ndan albumin e fotografive nga Java e Kombeve të Bashku...