Bazuar në ‘Symantec’, mbi 2500 llogari në rrjetin social Twitter janë kompromentuar pasi hakerët kanë postuar në profilin e tyre linqe të uebfaqeve me përmbajtje seksuale.
Thuhet që sulmuesit kanë ndryshuar foto e profilit të përdoruesve, biografinë, emrat e tyre dhe detaje tjera për të promovuar uebfaqet e tyre, shkruan portali arbresh.info. Hakerët besohet se kanë fituar të holla, për çdo person nga 4.00 dollarë amerikan, duke i ridrejtuar viktimat në faqet e tyre përmes ndonjë linku të publikuar.
Sipas hulumtimit nga Symantec, mbi 73% e llogarive të komprometuara janë krijuar të paktën katër vite më parë, më i vjetëri daton në vitin 2007, megjithëse disa llogari nuk kanë qenë aktive që disa vite. Kompania beson që shumica e llogaria të komprometuara kanë qenë viktimë e sulmeve të tilla për shkak të fjalëkalimeve të dobëta që kanë përdorur, gjë që i lë derën hapur hakerëve për të reaguar./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA