Një haker i ka vjedhur foto nudo të paktën 20 vajzave dhe i ka shpërndarë ato online.
Fotot personale, të shkrepura vetëm për syrin e partnerëve të tyre, janë marrë nga llogaritë e këtyre vajzave në shërbimin iCloud dhe janë postuar më pas në një uebfaqe të famshme për shpërndarjen e dosjeve, shkruan portali arbresh.info.
Ky sulm kibernetik që është pjesë e një fushate hakmarrëse pornografike ka lënë viktimat, të cilit ishin nga e njëjta zonë e Skocisë, të traumatizuar pasi foto shumë intime ishin shpërndarë më pas edhe në një numër të madh rrjetesh sociale, përfshirë Facebook-un.
Autoritetet në Skoci i ka treguar viktimave që ankesa e tyre ka kaluar te njësiti për krimi kibernetike dhe se ata do të kontaktojnë kompanitë gjigante si Apple në mënyrë për të ndjekur hakerin.
Një viktimë, të cilës i është kërkuar që të mos identifikohet, është tmerruar kur pranoi një mesazh në Facebook nga një shok i saj që i tregoi për publikimin e fotove private. 22-vjeçarja nga Motherweell shpërtheu në lot kur hyri në forumin publik dhe pa fotot nudo të saj të postuara në kategorinë “Scottish Amatuers”.
Të gjitha vajzat, që ishin nga mosha 19 deri në 27 vjeçare, janë nga Hamilton, Motherwell dhe zona të tjera nga Lanarshire. Ato pretendojnë se fotot e tyre private janë marrë nga telefonat e tyre të mençur dhe llogaritë për shpërndarjen e dosjeve./arbresh.info
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...