Hakimi i iPhone-it nga FBI kushtoi 1.3 milion dollarë

19:23 | 24 Prill 2016
Arbresh.info

Drejtori i FBI James Comey ka bërë të ditur se SHBA-ja ka paguar rreth 1.3 milion dollarë për të hakuar iPhone-in e një terroristi të vdekur në San Bernardino, gjatë një sulmi në vitit të kaluar. Blerja një mjeti të kushtueshëm që mundëson hakimin e iPhone-ve përfundoi me një mosmarrëveshje me Apple e cila ka kundërshtuar këtë veprim.

Agjencia e Zbatimit të Ligjit ka paguar “më shumë se do të fitoj unë deri në fund të kësaj detyre, pra edhe 7 vjet e 4 muaj”, tha të enjten Comey në Forumin e Sigurimit të Aspen në Londër, transmeton KosovaPress.

Paga mujore e Comey është 185.100 dollarë dhe llogaritë tregojnë se mjeti hakues ka kushtuar 1.3 milion dollarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme