Në qershorin e vitit të kaluar, thuajse një vit deri tani, një haker nga Kosova i njohur si “Th3Dir3ctorY” sulmoi një server me përmbajtje të databazës së informatave personale të zyrtarëve dhe punëtoreve federal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë tre muajve të ardhshëm, ai furnizoi me të dhënat që mori nga 1300 ushtarë amerikan dhe personeli qeveritar te ISIS-i, shkruan portali arbresh.info. Akti i pamenduar mirë nga hakeri kosovar mund t’i ketë ndihmuar ISIS-it, por njëkohësisht i solli probleme të mëdha atij. Tetorin e vitit të kaluar, policia e Malajzisë e kapi atë në bashkëpunim me qeverinë e SHBA-së. Bëhet fjalë për hakerin Ardit Ferizi, një 20-vjeçari nga Kosova. Të mërkurën ai pranoi fajësinë në një gjykatë në Virginia duke thënë se ka ofruar materiale mbështetëse te terroristët si dhe ka pasur qasje të paautorizuar tek kompjuterët e mbrojtur.
Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara njoftoi se Ferizi pranoi që ai ofroi informata te Hussain duke e ditur që ISIS do i përdorte ato për t’i goditur fortë ata.
“Rasti ndaj Ferizit është i pari i llojit të tillë që përfaqëson lidhjen e terrorizmit me kërcënime kibernetike”, tha John P. Carlin, ndihmës prokurori i përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare.
Ky rast është hetuar nga divizioni i FBI në Uashington dhe Jacksonville. Ferizi është planifikuar që të dënohet me burg më 16 shtator dhe mund të përballet me 20 vite burg në maksimum për materialet e ofruar tek ISIS, si dhe pesë vite burg për qasje të paautorizuar tek një kompjuter i mbrojtur./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA