Google ADS

Hakeri më i kërkuar nga FBI deklarohet fajtor për sulmin në SHBA

09:35 | 30 Shtator 2016
Arbresh Info

Njëri nga hakerët më të kërkuar nga FBI është arrestuar në Gjermani në fillim të këtij viti dhe është vetëshpallur fajtor ndaj akuzave federale për rolin e tij në një sulm kibernetik që kishte si shënjestër kompjuterët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qeveritë e huaja dhe shumë media në SHBA.

37-vjeçari Peter Romar është vetëshpallur fajtor të mërkurën në një gjykatë federale në Alexandria për qasje ilegale në kompjuterët si një anëtar i grupit famëkeq të hakerëve që e quajnë vetën “Ushtria Elektronike e Sirisë”, shkruan portali arbresh.info. Romar më parë ishte ekstraduar nga Gjermania me kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në muajin mars, SHBA-të akuzuan tre persona që besonin se ishin të përfshirë në sulmet kibernetike të kryera nga “Ushtria Elektronike e Sirisë”. Romar ishte atë kohë i arrestuar, ndërsa dy anëtarët e tjerë – Ahmad Umar Agha (The Pro) dhe Firas Dardar (The Shadow) besohet se ishin në Siri.

FBI kishte ofruar një çmim prej 100.000 dollarë për çdo informatë që do dërgonte ata drejt arrestimit të Aghas dhe Dardarit, të cilit thuhet se hakuan llogarinë e ‘Associated Press’ në Twitter në prill të vitit 2013 si dhe shpërndan informata false që Shtëpia e Bardhë është bombarduar duke shtuar që presidenti Obama është i lënduar.

Romar do të përballet me 5 vite burg dhe pritet të dënohet me 21 tetor, ndërsa Dardari vazhdon ende të jetë i lirë dhe besohet që gjendet në Siri./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme