Televizioni i famshëm ’60 Minutes’ ka befasuar disa shikues të dielën në mbrëmje kur një grup i hakerëve gjerman demonstruan se si ata hakuan një telefon iPhone që ishte duke u përdorur nga një deputet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilit arritën t’ia regjistrojnë thirrjet telefonike dhe të ndjekin lëvizjet e tij në Los Angjelos.
Hakerët përdorën një të metë sigurie në protokollin SS7 që iu lejon atyre të ndjekin vendndodhjen e telefonave dhe të dëgjojnë thirrjet si dhe të lexojnë mesazhet, shkruan portali arbresh.info.
Rrjeti global i telekomit SS7 është ende i ndjeshëm tek një numër i madh të metash që i lejojnë hakerëve dhe agjencive spiune të dëgjojnë thirrjet personale në telefona pavarësisht enkriptimeve më të avancuara që përdoren nga rrjetet celulare. E gjitha që u duhet është numri i telefonit të shënjestrës që dëshironi të përgjoni kudo në planet.
SS7 apo Sistemi i Sinjalit Numër 7 është një protokoll telefonik që përdoret nga më shumë se 800 operator telekomunikacioni rreth botës për të shkëmbyer informatat me njëri-tjetrin.
Me lejen e deputetit Ted Lieu të SHBA-së për një transmetim të dielën në mbrëmje nga televizioni ’60 Minutes’, Karsten Nohl nga Laboratori Hulumtues i Sigurisë në Gjermani ishte në gjendje të hyjë në telefonin e tij iPhone duke pasur mundësi të regjistrojë thirrjet telefonike si dhe të shikojë vendndodhjen e tij në kohë reale.
Kjo dobësi e SS7, që është duke qarkulluar që nga viti 2014, funksionon për të gjithë telefonat e mençur pavarësisht sistemit operativ iOS apo Android./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA