Hakerët zbulojnë fjalëkalimin e Mark Zuckerbergut

10:00 | 6 Qershor 2016
Arbresh Info

Njeriu që udhëheq rrjetin social më të madh në botë dhe që vazhdimisht zbaton masa të reja sigurie për të rritur sigurinë e miliarda përdoruesve të tij, ka dështuar për të ndjekur rregullat bazike të sigurisë në internet me llogaritë e tij online.

Bëhet fjalë për drejtorin e gjigantit Facebook, Mark Zuckerberg, të cilit i janë kompromentuar llogaritë e tij në Twitter dhe Pinterest të dielën, shkruan portali arbresh.info.

Grupi i hakerëve nga Arabia Saudite, të quajtur OurMine, kanë marrë përgjegjësi për sulmin. Hakerët postuan në Twitter që ata kanë gjetur kredencialet e Zuckerbergut së fundmi në LinkedIn, nga ku ata morën vargun e hash-uar SHA1 të fjalëkalimet të tij dhe më pas e thyen atë duke provuar edhe në llogaritë e ndryshme në rrjete sociale.

Grupi i hakerëve zbuluan përmes një postimi në rrjetin social Twitter që fjalëkalimi i Zuckerbergut në LinkedIn ishte “dadada”, të cilin ai e ka përdor gjithashtu edhe në llogarit e tjera të tij online.

Në postimit tashmë të fshira, grupi gjithashtu ka pretenduar që ka fituar qasje edhe në llogarinë e Zuckit në Instagram, por Facebook konfirmoi që grupi nuk ka pasur qasje në llogarinë e tij në Instagram.

“Asnjë sistem i Facebookut apo llogari nuk ishte thyer”, tha një zëdhënës i gjigantit social. “Llogaritë e prekura janë ri-siguruar”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme