Hakerët vodhën mbi 21 milion numra të sigurimit social në SHBA

10:36 | 10 Korrik 2015
Arbresh Info

Njëri nga sulmet kibernetike më të mëdha në historinë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara mund të jetë edhe më masiv ngase e kemi menduar.

Bazuar në ‘Wall Street Journal’, hakerët, që zyrtarët e SHBA-së besojnë që ishin duke punuar për Kinën, ishin në gjendje të qasen tek 19.7 milionë të dhëna nga Zyra e Personelit Menaxhues, shifër kjo e cila është shumë e madhe se ajo e vlerësuar më parë prej 4.2 milion dosje të vjedhura, shkruan arbresh.info.

Megjithatë, më parë mendohej se dokumentet e vjedhura përmbanin vetëm informacionet në lidhje me bashkëshortët dhe fëmijët, por tani ‘Associated Press’ raporton që 21.5 milion numra të sigurimit social janë dëmtuar.

Hakerët kishin sulmuar rrjetin e OPM-së në vitin 2014, por ky sulm ishte zbuluar në muajin Prill të këtij viti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme