Agjencia më e madhe e krimeve në Britani të Madhe ka paralajmëruar përdoruesit bankar të internetit të sigurojnë llogaritë e tyre kundër sulmeve kibernetike pasi hakerët kanë përdorur një virus të fuqishëm për të vjedhur 27 milionë euro nga llogaritë në Britani të Madhe.
Mijëra kompjuterë në mbarë Britaninë mendohet që janë infektuar nga virusi që ka akumuluar detajet e llogarive bankare online për të fituar qasje të plotë për menaxhimin e tyre, shkruan arbresh.info.
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka thënë që programi keqdashës Dridex është zhvilluar nga kriminelët kibernetik me aftësi teknike derisa humbjet e vendit vlerësohet të arrijnë deri në dhjetë milionë. Ndërkohë, ekspertët e sigurisë janë duke punuar së bashku me FBI për të kapur personat prapa sulmit.
NCA pohon qe deri tani është bërë vetëm një “arrestim i rëndësishëm” duke shtuar gjithashtu që ky është një program keqdashës i fuqishëm dhe se ata janë duke punuar me partnerët ndërkombëtar për zbatimin e ligjit si dhe partnerët kryesor të industrisë për të zvogëluar dëmet e shkaktuara, transmeton arbresh.info.
“Hulumtimet tona janë duke vazhduar dhe ne presim të bëhen arrestime të tjera”, shtoi NCA.
Të gjithë përdoruesit e llogarive bankare, që sipas NCA janë infektuar pasi kanë hapur një dokument të pranuar në e-mail, janë udhëzuar për të vizatuar ueb faqet ‘CyberStreetWise’ dhe ‘GetSafeOnline’ për të shkarkuar programe kundër viruseve që mund t’i ndihmojnë atyre në pastrimin e makinave të infektuara./arbresh.info
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...