Web.com, kompania me bazë në Florida që ka mbi 3.3 milionë konsumatorë, ka pësuar një sulm kibernetik që i shkaktoi komprometimin e informatave personale dhe të dhënat e kredit kartelave të 93.000 klientëve.
Kompania ka konfirmuar të martën që disa hakerë kanë thyer sistemin e tyre kompjuterik më 13 gusht të këtij viti duke pasur qasje në informatat personale të 93 mijë konsumatorëve. Web.com, që ka për qëllim të ndihmojë bizneset e vogla të kenë sukses online, zbuloi për këtë aktivitet si pjesë procesit të fikjes së sistemit.
“Sigurimi i të dhënave të konsumatorëve është qëllimi ynë primarë në Web.coom”, tha David L.Brown, drejtori ekzekutiv i shërbimit, transmeton arbresh.info. “Qëllimi ynë është i thjeshtë, të mbrojmë të dhënat e klientëve tonë nga sulmet në internet”.
Web.com ka thënë gjithashtu se ka raportuar krimin tek autoritetet përkatëse derisa kompani tani është duke ofruar monitorim falas për një vit për konsumatorët që kanë të dhënat e tyre të kompromentuara./arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...