Hakerët rusë zhvillojnë armën kibernetike që kërcënon SHBA-të

23:45 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

“Hakerët e qeverisë ruse” kanë krijuar një program keqdashës, i cili potencialisht mund t’i shkaktojë dëme serioze rrjetit elektrik në SHBA, shkruan “Washington Post”.

Gazeta i referohet kërkimit të një kompanie amerikane, e cila punon në fushën e sigurisë kibernetike.

Sipas gazetës, kjo “armë” është përdorur një herë në praktikë në dhjetor të vitit të kaluar në Ukrainë.

Bëhet fjalë për virusin, të cilin kërkuesit e kompanisë “Dragos” e kanë quajtur “crash over ride”.

Tash për tash dihet vetëm një rast kur ky program keqdashës ndërpreu rrjetin e energjisë elektrike. Kjo ka ndodhur në Ukrainë, kur hakerët për një kohë të shkurtër ndërprenë furnizimin me energji elektrike të prodhuar në Kiev.

Sergio Kaltagirone, drejtor i shërbimit të inteligjencës për kërcënime të sigurisë “Dragos”, ka thënë se virusi nëse modifikohet, mund të implementohet edhe kundër sistemit amerikan për distribuim të energjisë elektrike, me ç’rast efekti do të jetë katastrofal./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme