Kompania më e përfolura për vetura në botën e teknologjisë, Tesa Motors, ka pësuar një sulm kibernetik në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter. Megjithatë nuk ishte vetëm llogaria në Twitter, drejtori ekzekutiv i kompanisë Elon Musk ka qenë gjithashtu viktimë e këtij sulmi.
Mbetet ende e pa qartë se kush qëndronte pas këtij sulmi, por pas hakimit në llogarinë e kompanisë Tesla në Twitter është shfaqur një mesazhe në të cilin shkruhej se tani kjo llogari është nën udhëheqjen e @chf060 dhe @rootworx , të cilët njëkohësisht kishin ndryshuar edhe emrin e llogarisë së Tesla në #RIPPRAGANG.
Përdoruesi i llogarisë @rootworkx ka njoftuar që ka pranuar një numër të madh thirrjesh për një veturë nga Tesla duke mohuar gjithashtu lidhjen me sulmuesit kibernetik.
Sidoqoftë, pas një ore, llogaria e drejtorit ekzekutiv të kompanisë si dhe llogaria e kompanisë në Twitter janë kthyer nën kontrollin e pronarëve./arbresh.info
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...