Hakerët kanë zbuluar të paktën një të metë softuerike që i ka ndihmuar FBI të zhbllokojë iPhone-in që është përdorur nga njëri prej sulmuesve të San Bernardinhos.
Zbulimi i dobësisë i ka ndihmuar autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të shmangin numrin digjital katërfishor në iPhone pa aktivizuar një funksion që fshin të gjitha të dhënat në telefon, shkruan portali arbresh.info.
FBI nuk do të kishte probleme për tejkalimin e kodit katërfishor, por pjesa e ndërlikuar në fakt ishte deaktivizimi i një funksioni në telefon që fshin të gjitha të dhënat në pajisje pas 10 përpjekjeve jo të sakta. Në sulmin e San Bernardinos, Syed Farook dhe gruaja Tashfeen Malik kanë vrarë 14 njerëz më 2 dhjetor para se të vriteshin në një luftim me policinë.
Të dy telefonat lidhur me palën ishin gjetur të shkatërruar pas sulmit, shkruan portali arbresh.info. Qeveria ka ngritur padi në përpjekje për të detyruar kompaninë Apple t’i ndihmojë të zhbllokojë telefonin e përdorur nga njëri prej sulmuesve. Apple, e mbështetur nga gjigantët tjerë të teknologjisë si Google dhe Facebook, ka refuzuar zhbllokimin e tyre për shkak ndërhyrjes në privatësi.
FBI njoftoi në fund të muajit të kaluar që ka arritur të zhbllokojë telefonin me ndihmën e një pale të tretë të pazbuluar./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA