Google ADS

Hakerët ndërpresin sërish energjinë elektrike

13:14 | 21 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Grupi i njëjtë i hakerëve që shkaktoi ndërprerjen e rrymës në regjione të ndryshme në Ukrainë në Krishtlindjet e fundit mund të ketë ndalur sërish furnizimin me rrymë të pjesës veriore të Ukrainës gjatë vikendit.

Bazuar nga Ukrenergo, ofruesi i energjisë në Ukrainë, një sulm kibernetik në rrjetin e energjisë së Kyivit mund të ketë shkaktuar ndërprerje të energjisë në vend të shtunën e kaluar, shkruan portali arbresh.info.

Kjo ndërprerje ka prekur pjesën veriore të Kievit dhe zonës përreth, shpjegon drejtori i Ukrenergos, Vsevolod Kovalchuk.

Shumë pak minuta pas incidentit, inxhinierët e Ukrenergos kaluan në formë manuale të menaxhimit duke rikthyer energjinë rreth 30 minuta më vonë ./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme