Hulumtuesit e sigurisë kanë paralajmëruar që të metat bazike të sigurisë në sistemet e mençura për monitorimin e trafikut mund t’i lejojnë hakerëve me qëllim keqdashës të ndryshojnë, falsifikojnë, të fshijnë të dhëna të rëndësishme si dhe të shkaktojnë kaos në qytet.
Hulumtuesi i sigurisë në ‘Kaspersky Lab’, Denis Legezo theksoi një testim të kryer së fundmi në sistemin e mençur të transportit në Moskë tek një rrjet i sensorëve që mbledh informata të trafikut për t’i ndihmuar zyrtarëve të ndryshojnë rrjedhjen e trafikut në kohë reale si dhe të marrinë vendime për infrastrukturën e ardhshme, shkruan portali arbresh.info.
Ai zbuloi disa probleme bazike në siguri që e bëjnë sistemin jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj hakerëve. Së pari ishte emri i kompanive që ishte i printuar qartë në pjesën e kutisë së sensorit.
Pas një hulumtimi online, ekipi i Kasperksy Lab ishte në gjendje të gjej dokumente teknike në faqen e asaj kompanie së bashku me informata të rëndësishme për sistemin e brendshëm që ai përdor si dhe në mënyrën se si ai komunikon me pajisjet e palës së tretë.
Puna e tyre ishte bërë edhe më e lehtë nga fakti se në çdo sensor mund fitosh akses përmes Bluetooth-it, duke i lejuar një hakeri më pas të ç’bllokojë atë me lehtësi.
Hulumtuesit ishin në gjendje të qasen në memorien e brendshme të pajisjes duke pasur mundësi të ndryshojnë mënyrën se si veturat që kalojnë klasifikohen në bazë të gjatësisë së tyre, apo edhe të ndryshojnë numrin e korsive, shpjegoi Legezo, transmeton portali arbresh.info.
Për t’iu shmangur sulmeve të tilla në të ardhmen, autoritetet e qytetit duhet të fshehin fillimisht emrin e kompanisë prodhuese nga kutia e çdo sensori duke i ndryshuar edhe emrin e zakonshëm pajisjes si dhe duke fshehur MAC adresën e saj./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA