Grupi i hakerëve OurMine ka hyrë në profilin e PlayStation në Twitter duke shkruar se posedon të dhënat e PlayStation Network.
Për dallim nga grupet tjera të hakerëve, të cilat shantazhonin shfrytëzuesit, OurMine u ka bërë thirrje punonjësve në PlayStation që t’iu lajmërohen.
OurMine është grup i hakerëve nga Arabia Saudite, e cila përbëhet nga “hakerë të bardhë”- ekspertë për siguri, të cilët në të kaluarën kanë hyrë në llogaritë e personaliteteve të njohura në Twitter, për të treguar dobësinë në sistem.
Në mesin e “viktimave” të OurMine po ashtu gjendet edhe njeriu kryesor i tanishëm i Google, Sundar Pichai.
PlayStation Network, rrjet i cili iu mundëson përdoruesve të PlayStation që të luajnë video-lojëra së bashku, tashmë disa herë ka qenë e hakuar dhe janë rrezikuar të dhënat e përdoruesve.
Sulmi më i njohur ka ndodhur në vitin 2011, kur për shkak të hakerëve rrjeti ishte i pa qasshëm madje 23 ditë. Në atë kohë në publik kishin rrjedhë profilet e madje 77 milionë përdoruesve.
Sony ndërkohë ka punuar në sigurinë e PSN, por duket se kjo ka qenë e pamjaftueshme.
Ndryshe, nga Sony nuk kanë konfirmuar zyrtarisht se sulmi ka ndodhur./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...