Google ADS

Hakerët hyjnë në llogaritë e Harvardit dhe Oxfordit

14:42 | 9 Shtator 2016
Arbresh.info

Uebi i errët është pjesa e internetit ku ligji nuk ekziston edhe piratet mund të hynë në çdo llogari të rëndësishme nëse kanë njohuritë e mjaftueshme.

CEO i Sixgill, një firmë inteligjente e ndjekjes së piratëve të uebit, Avi Kasztan thotë, “Piratët kanë ndërtuar një treg digjital ku studentët mund të blejnë apo të marrin informacione mbi vlerësimet akademike të universiteteve. Tregu madje bën diploma të paligjshme, por që duken si të vërteta dhe i shet ato me çmime qesharake.”

Diplomat mbajnë emrat e universiteteve të njohura si: Oxford, Cambridge dhe Harvard.

Disa njerëz kërkonin të ndryshonin notat e tyre në diplomë, disa kërkonin të hynin në llogarinë e administrimit të universitetit. Grupi i piratëve kishte ndërtuar gjithashtu edhe licensa shoferësh si dhe pasaporta, të cilat mund të identifikoheshin si te rreme vetëm nga analiza shumë specifike të bëra nga ekspertët./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme