Hakerët armenë nga grupi ‘Monte Melkonian Cyber Army’ kanë publikuar një thesar të dhënash që ata pretendojnë se i përket serverëve të bankave, ushtrisë dhe policisë në Azerbajxhan.
Sipas hakerëve, qëllimi prapa këtij sulmi kibernetik ishte dërgimi i një “dhurate precize” te Azerbajxhani për 25 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Armenisë, shkruan portali arbresh.info.
Grupi i hakerëve ka publikuar të dhënat personale të 1200 zyrtarëve në Azerbajxhan që përfshijnë emrat, numrat personal, numrat e telefonave, adresat dhe detaje të tjera. Ndërkohë, një grup tjetër hakerësh armenë me emrin “Noyer_1K, n0p_c0ntro01” ka lëshuar databazën e një banke në Azerbajxhan që përfshinë të dhënat personale të rreth 10.000 njerëzve.
Si pjesë e këtyre zbulimeve, hakerët kanë sulmuar gjithashtu uebfaqet e ambasadave dhe qeverive të Azerbajxhanit./arbresh.info
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...