Një grup hakerash pretentojnë se kanë vjedhur skenarin e një episodi të ardhshëm të serialit ‘Game of Thrones’, si dhe të dhëna të tjera të kompanisë HBO.
Grupi thotë të dhënat e kompanisë dhe detajet për episodat e ardhshëm të serialit mund të publikohen shumë shpejt, transmeton portali arbresh.info
Hakerët kanë theksuar se materialet e vjedhura shumë shpejt do të publikohen, ndërsa HBO ka konfirmuar se ka rënë pre e një ‘sulmi kibernetik’.
Në një email të publikuar nga Entertainment Weekly, hakerët duket se ofrojnë më shumë detaje në këmbim të mbulimit të favorshëm.
“Përshëndetje të gjithë njerëzimit”, thuhet në email. “Rrjedhja më e madhe e epokës së hapsirës kibernetike është duke ndodhur”.
Raportet thonë se nga seriali ‘Game of Thrones’ është vjedhur episodi i katërt nga sezona e shtatë, i cili tashmë ka filluar të transmetohet.
HBO konfirmoi se një “incident kibernetik” kishte rezultuar në kompromisin e informacionit./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së