Hakerat kibernetikë arritën të vjedhin 2,3 milionë dollarë nga llogaria e përdorur për të financuar fushatën e rizgjedhjes për presidentin Donald Trump, në një nga shtetet kryesore për votimin e 3 nëntorit, në Wisconsin. FBI-ja ka njoftuar se po heton mbi episodin.
Hakerat ishin në gjendje të manipulonin faturat e pagesave për katër ofrues të shërbimeve për fushatën e Trump, në mënyrë që paratë e paguara të shkonin drejt në xhepat e “piratëve”.
Dy ditë më parë faqja web e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, u hakerua në atë që dukej të ishte një mashtrim i kriptovalutave. Vizitorët në faqen e internetit u pritën me një mesazh që thoshte se faqja ishte sekuestruar dhe se hakerat kishin siguruar qasje në bisedat sekrete të Trump dhe familjes së tij./Lapsi.al/
Komandanti i KFOR-it dhe kreu i ushtrisë shqiptare flasin pë...
Ndërron jetë dizajneri legjendar i Mercedes
Kafshët shtëpiake ulin stresin dhe ngadalësojnë plakjen
Së shpejti në treg, çfarë do të sjellë iPhone SE 4 që do të ...
Pesë ushqimet që duhet të hani për flokë të shëndetshëm
Kurti: Kosova një histori e suksesshme, është shembull i thj...