Hakerat e Pentagonit: Të gatshëm nëse Kremlini prek votën

15:56 | 5 Nëntor 2016
Arbresh Info

Hakerat e Pentagonit kanë arritur të penetrojnë në sistemet e komandimit të Kremlinit duke ekspozuar kështu sulmet e mundshme kibernetike, në veçanti kundër zgjedhjeve presidenciale amerikane, që do të zhvillohen të martën e ardhshme, doli sot nga disa dokumente tepër sekrete të shërbimit sekret amerikan, që posedohen nga rrjeti televiziv, NBC.

Ekspertët shpjegojnë se si janë përgatitur ”fushat e betejës” për një ndeshje të mundshme kibernetike, që mund të ketë pasoja të rënda edhe në ndërprerjen e internetit.

Administrata Obama e ka konsideruar një sulm të mundshëm nga hakerat mbi zgjedhjet presidenciale, si Guccifer 2.0, i konsideruar i afërt me shërbimin sekret rus, si një veprim luftarak ndaj të cilit do të duhet të jepet përgjigje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme