Google ADS

Hackerat publikojnë mijëra biseda nga Brazzers

12:58 | 7 Shtator 2016
Arbresh.info

Emrat e të paktën 800 mijë përdoruesve të regjistruar në faqen pornografike Brazzers janë bërë publikë nga një grup piratësh kibernetikë.

Të dhënat besohet se janë siguruar nga një pika kyçe e sigurisë mes faqes Brazzers dhe forumeve të lidhura me të, ku përdoruesit diskutojnë për aktorët dhe skenat e preferuara.

Hakerat kanë siguruar emrat e përdoruesve, adresa të postës elektronike, si dhe fjalëkalimet.

Sipas faqes Motherboard, të dhënat thuhet se janë vjedhur që në vitin 2013, por se tani janë publikuar prej hakerave, raporton arbresh.info.

Vetë kompania Brazzers ka reaguar duke deklaruar se përforcoi sigurinë në faqe dhe forumet e lidhura me të./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme