Ndërkohë që ju mund të keni luajtur GTA thjesht për argëtim, studiuesit po e përdorin lojën e famshme për trajnuar kompjuterët si t’i drejtojnë më mirë makinat vetë-nisëse në botën reale.
Shkencëtarët e Universitetit Darmstadt në Gjermani dhe Intel Labs kanë zhvilluar një mënyrë të zgjuar për të komunikuar të dhënat vizuale nga Grand Theft Auto në kompjuterët, të cilët pastaj mund të mësojnë makinat si të lëvizin në mënyrë autonome.
Do të duheshin mijëra orë në botën reale për të marrë të dhëna vizuale në skena të ndryshme që do t’i mësonin makinave si të lëviznin vetë nëpër qytet, por studiuesit thonë se informacioni merret më kollaj nga loja dhe mund të jetë “po aq i mirë, apo ndonjëherë më i mirë” se të dhënat reale.
Ata ndërtuan fillimisht një program që është në gjendje të klasifikojë objektet e ndryshme në rrugë, brenda lojës. Të dhënat e gjeneruara pastaj mund të përdoren për t’i mësuar makinat të bëjnë diferencën ndërmjet trotuareve dhe objekteve të tjera në botën reale.
Ndërkohë që shkencëtarët po përpiqen të gjejnë mënyrën më të mirë për t’i mësuar kompjuterët si të lëvizin, shumë kompani si Google, Uber, BMW dhe Nvidia janë në një garë të egër konkurimi për të marrë pjesën më të madhe të tregut të makinave vetë-nisëse./arbresh.info
“Duhet të përmirësohemi, Daku u largua për çështje taktike”,...
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren