Google ADS

Gruaja shtatzënë ra në gjumë mbi iPhone 7, përfundon me djegie të shkallës së dytë

09:09 | 15 Nëntor 2016
Arbresh Info

Nëse zakonisht shikoni video në telefonin tuaj të mençur duke u mbushur me bateri derisa jeni duke qëndruar në shtrat, atëherë mbajeni mend këtë ngjarje.

Në Australi, Melanie Tan Pelaez ishte duke qëndruar e shtrirë në shtrat dhe  kishte telefonin e saj Apple iPhone 7 duke mbushur me bateri, shkruan portali arbresh.info. Atë e zuri gjumi dhe kur u zgjua në mëngjes pa që diçka nuk kishte shkuar mirë. E gjithë dora e saj e djathtë kishte marrë ngjyrë të kuqe.

Pasi shkoi me nxitim në spital, doktorët i treguan asaj se ka pësuar djegie të shkallës së dytë, që ka ardhur nga një objekt i panjohur. Përveç kësaj, Melanie iu nënshtrua një skanimi pasi ishte shtatzënë, por fatmirësisht nuk kishte dëmtime në fetus. Doktorët kërkuan nga ajo të kontrollojë rreth shtratit të saj për të gjetur shkaktarin e djegies. Kur ajo u kthye në shtëpi e kuptoi se iPhone 7 kishte shkaktuar lëndimin.

Melanie mori më pas telefonin e saj dhe e dërgoi në dyqanin lokal të kompanisë Apple, ku asaj iu dhurua një telefon i ri iPhone 7. Por, ajo refuzoi të marrë atë për shkak se nuk i besoi pajisjes më, megjithëse kishte përdorur gjithmonë telefonat nga gjiganti amerikan.

Ndërkohë, ajo është duke menduar edhe të hap procedura ligjore kundër kompanisë Apple derisa është detyruar edhe të kryejë operacione plastike dhe procedura të tjera të dhimbshme.

Mbulimi i telefonit me trup apo jastëk derisa është duke u mbushur ndalon çdo qarkullim të ajrit. Kjo e bënë telefonin jashtëzakonisht të nxehtë dhe nëse shikoni filma ose ndonjë video në shtrat derisa jeni njëkohësisht duke mbushur telefonin me bateri, atëherë mund të përfundoi ngjashëm si Melanie./arbresh.info

melanie-tan-pelaez-suffers-a-second-degree-burn-on-her-right-arm-after-falling-asleep-on-her-iphone-7

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme