Kohë më parë, është thënë se Hyundai është duke punuar një SUV të fuqishëm, ndërsa lajmi i ri duket se konfirmon gjithçka
Në Busan Motor Show që po zhvillohet në Korenë e Jugut, Hyundai e ka prezantuar konceptin e një makine SUV të quajtur HDC-2 Grandmaster, transmeton Telegrafi. Detajet janë të pakta, por ka pamje të mahnitshme me grillin masiv dhe rrota gjigante.
Prodhuesi korean Hyundai, ka thënë se është dizajnuar, duke u bazuar në katër elementet thelbësore: proporcionet, arkitektura, stili dhe teknologjia. Emri i konceptit rrjedh prej lojës së shahut, ku Grandmaste nënkupton fituesin e garës së madhe në shah. “Më strategjinë e Hyunday Look, po bëjmë më të mirën, që makinat tona të jenë të pëlqyeshme dhe në të ardhme njerëzit të lidhen me të në mënyrë emocionale” thuhet në raportin e kompanisë.
Sipas të gjitha gjasave, Grandmaster do bëhet SUV-i kryesor i kompanisë Hyundai, që do të jetë edhe më i fuqishëm se Santa Fe XL me shtatë ulëse, që prezantohet në fund të muajit.
Mund të jetë krijuar mbi platformën e Kia Telluride, ndërsa nëse bazohemi në lajme jo të konfirmuara, mund të lansohet me emrin Palisade. /Telegrafi/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...