Kompania udhëheqëse në tregun e kamerave aksion, GoPro do të lansojë një dron brenda një viti. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Nick Woodman ka njoftuar që GoPro do debutojë dronin e parë në gjysmën e parë të vitit 2016.
Woodman e quan dronin e ardhshëm ‘The Ultimate GoPro Accessory”, transmeton arbresh.info. Nuk ka ende ndonjë detaje rreth çmimit të pajisjes, por pritet të jetë i rangut aktual të dronave që janë në dispozicion nga Parrot dhe DJI.
Zakonisht kamerat e kompanisë GoPro përfundojnë të ngjitura në ndonjë pajisje e krijuar nga dikush tjetër, kështu që GoPro ka vendosur të bëjë dronin e posaçëm për kamerat e saj./arbresh.info