Google ADS

GoPro dhe YouTube bashkojnë forcat

15:27 | 8 Janar 2016
Arbresh Info

YouTube ishte në CES 2016 me disa njoftime të reja, përfshirë marrëveshjen e re të arritur me kompaninë GoPro.

Gjiganti për video, i cili është i udhëhequr nga Google, është duke punuar me krijuesit e kamerave për aksion në fushën për shfaqjen e videove në 360 shkallë, shkruan arbresh.info. GoPro tashmë ka një numër të madh kamerash 360 shkallë, por kompania ka konfirmuar që një model për konsumatorët është rrugës drejt debutimit.

Rëndësia e videove 360 shkallë nuk mund të mohohet pasi lidhet direkt me zhvillimin e realitetit virtual, që përmes këtyre pajisjeve ju mund të shikoni në çdo hapësirë që dëshironi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme