U raportua fillimisht para disa muajsh se Google po punonte mbi një aplikacion të ri, që shërbente si organizues gjatë udhëtimeve dhe mund të përdorej edhe pa internet. Kompania e ka lançuar sot zyrtarisht aplikacionin që quhet Google Trips.
Ai është përshkruar si një “guidë udhëzuese e personalizuar” dhe ofron informacione mbi vendet e ndryshme, harta, si dhe rezervime për hotelet dhe restorantet. Aplikacioni i ndihmon përdoruesit të kursejnë më shumë kohë gjatë kërkimeve në internet për tu orientuar dhe për të mësuar më shumë mbi një vend të ri. Ai mund të përdoret edhe pa qenë i lidhur me internetin.
Aplikacioni ofron intinerare për 200 nga qytetet më të vizituara në botë, duke përfshirë vendet dhe monumentet e rëndësishme kulturore. Google Trips mund ta shkarkoni falas në iOS dhe Android./Android.com
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit