Google është afër realizimit të një kompjuteri kuantik për herë të parë, pasi bëri një zbulim të madh në fushën e informatikës.
Hartmut Neven, drejtor i Laboratorit të Inteligjencës Artificiale Kuantike të Google, zbuloi në revistën ‘Quanta’ se procesori më i avancuar i kuanteve të laboratorit të tij ishte duke u përmirësuar në një shkallë shumë më të madhe se që ishte menduar më parë, transmeton lajmi.net.
Kjo do të thotë se gjiganti i teknologjisë mund të jetë vetëm disa muaj larg arritjes së asaj që njihet si supremacia kuantike.
Kompjuterët kuantikë janë në gjendje të zgjidhin problemet, të cilat nuk janë në gjendje t’i rregullojnë kompjuterët klasikë.
Kompjuterët kuantikë zëvendësojnë njësinë matëse tradicionale ‘bit’ – ‘një’ dhe ‘zero’ të përdorura në komunikimet digjitale – me kuantet bit ose qubit.
Vetitë kuantike të ‘qubits’ do të thotë se funksionojnë në mënyrë superiore, që do të thotë se veprojnë si dy zero dhe njësha në të njëjtën kohë.
Ky fenomen i pazakontë i lejon kompjuterët kuantik të jenë shumë më të fuqishëm se kompjuterët tradicionalë.
Kurti bënë homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi: Respekt...
United mposhtet thellë nga Tottenham
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, “sinjalizon” demokratët: ...
ZRrE: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji g...
Rritet numri i rasteve me sëmundje të zemrës
Rashiq: Lista Serbe po punon për bojkotim të zgjedhjeve të 9...