Google ka premtuar 25 milionë euro investime në Evropë që njerëzit të mësojnë të përdorin Inteligjencën Artificiale (Al).
Gjiganti teknologjik ka hapur aplikimin për ndërmarrje sociale dhe organizata jofitimprurëse, të cilat ka të ngjarë të zhvillojnë trajnime për Al.
Bëhet e ditur se këto trajnime do të zhvillohen falas në 18 gjuhë të botës, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
“Kërkimet tregojnë se përfitimet e Al mund të përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese, veçanërisht në aspektin e sigurisë ekonomike dhe punësimit”, tha Adrian Brown, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Ndikimin Publik, i cili drejton skemën jofitimprurëse së bashku me Google.
“Ky program i ri do t’i ndihmojë njerëzit në të gjithë Evropën të zhvillojnë njohuritë, aftësitë, dhe të krijojnë besim te Al, duke siguruar kështu që askush nuk mbetet prapa”, shtoi Brown.
Ndryshe, muajin e kaluar Google ka njoftuar se do të investojë 1 miliard dollarë (928,560,000 euro) në ndërtimin e një qendre të dhënash jashtë Londrës, ndërsa po punon për të përmbushur kërkesat në rritje për shërbimet e internetit.
Qendra e të dhënave është planifikuar të ndërtohet në qytetin Waltham Cross në veri të Londrës qendrore në një zonë prej 13 hektarësh.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...