Google pranon çdo ditë mbi 2 milionë kërkesa kundër piraterisë

10:34 | 23 Nëntor 2015
Arbresh Info

Raporti për transparencë nga Google shfaq që gjiganti kërkimor aktualisht procedon çdo ditë më shumë se dy milionë kërkesa për të larguar linqe me përmbajtje të pirateruar nga rezultatet kërkimore.

‘TorrentFreak’ shkruan që kompania ka pranuar 65 milionë lajmërime nga 5.609 bartës të të drejtave autoriale brenda vetëm muajit të kaluar, transmeton arbresh.info. Nëse kjo pjesëtohet atëherë i bie që 1.500 kërkesa shtrohen çdo minutë duke dyfishuar rekordin e regjistruar vitin e kaluar.

Në mesin e organizatave me numrin më të madh të kërkesave janë kompanitë multimediale si Degban, BPI, dhe RIAA. Derisa një përqindje e madhe e kërkesave si pikë qëllimi kanë përmbajtjet e pirateruara, shumica nga prej tyre janë kopje identike apo të dërguara gabimisht./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme