Google bëri të ditur sot disa ndryshime në Play Store. Aplikacionet që punojnë më së miri, që do të thotë kanë më pak eksperienca bllokimi dhe ato që nuk të harxhojnë baterinë, do të renditen më lart se aplikacionet me bugs dhe probleme të tjera.
Objektivi i këtij algoritmi të përditësuar vlerësimi është të sigurojë se aplikacionet më të mira promovohen, duke rritur përdorimin e tyre, thotë kompania.
Shtysa për këtë ndryshim erdhi pasi Google kuptoi se gjysma e vlerësimeve me një yll në Google Play Store ishte pikërisht për problemet me qëndrueshmërinë e aplikacionit.
Aplikacione që nuk punonin mirë me përdorues frutstues, që shpesh kthehen te rishikimet për tu ankuar. Me kalimin e kohës një numër vlerësimesh të këqija dhe vlerësim të ulët në yje ndikon në vendin e aplikacionit në renditje dhe rezultatet e kërkimit. Ky përditësim i algoritmit të vlerësimit do të detyrojë zhvilluesit me aplikacione me probleme, që ti adresojnë këto çështje ose do të penalizohen./TCH
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj