Google ADS

Google Photos i kthen fotot tuaja në video

14:03 | 20 Shtator 2016
Arbresh.info

Google po e përditëson shërbimin e tij Photos me në cilësi të re e cila mbledh disa nga fotot tuaja dhe i kthen ato në një video. Në vend që t’i shihni fotot tuaja me rrallë, ngarkojeni ato në Google Photos dhe formoni me to video nga 20 sekonda deri në 2 minuta të gjatë.

Gjithashtu Google e ka përmirësuar këtë platformë me mundësinë për të shpërndarë foto me të tjerët që përdorin aplikacionin. Tani ai do të shfaqë një listë me të gjithë ata që përdorin Photos, më të cilët mund të shkëmbeni fotot dhe albumet tuaja më thjesht.

Pak më herët këtë muaj aplikacioni shtoi edhe mundësinë për t’i kthyer fotot në iOS Live Photos në video të vogla të cilat mund të shpërndaheshin, përcjell Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme