Gjiganti Google ka njoftuar që shërbimi Photos për menaxhimin e fotove tani ka më shumë se 100 milionë përdorues aktiv mujor, një moment historik i arritur brenda vetëm pjesë muajve që nga lansimi. Shërbimi ofron aplikacion në iOS dhe Android si dhe është në dispozicion edhe në ueb.
Arritja e 100 milionë përdoruesve për vetëm disa muaj është një gjë e madhe në krahasim me kompanitë si Pinterest, Twitter, dhe Instagram që iu mori vite për të arritur këtë moment historik, shkruan arbresh.info.
Përveç shifrave të përdoruesve aktiv, Google ka zbuluar edhe disa fakte interesante për shërbimin dhe përdoruesit. P.sh, njerëzit kanë shkrepur më shumë foto të qeneve sesa ndonjë kafshëve tjera, tri vendet më të fotografuara janë Parisi, Nju Jorku dhe Barcelonë, si dhe përdoruesit kanë krijuar 15 milionë animacione dhe kolazhe./arbresh.info
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi