Google përditëson ikonat Google Play

11:36 | 5 Prill 2016
Arbresh Info

Gjiganti kërkimor Google ka përditësuar të gjitha seritë e aplikacioneve Google Play.

Duke filluar nga sot ne mund të shohim ikonat e reja kudo, shkruan portali arbresh.info. Ky përditësim përfshin Play Store, Play Movies & TV, Play Music, Play Games, Play Books, dhe Play Newsstand.

Ikonat e reja kombinojnë natyrën e ikonave të mëparshme me simbolin “Play”. Ikonat e Play Store dhe Google Play janë thuajse të ngjashme, por me ngjyra më të ndritëshme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme