Google ADS

Google pagoi 2 milionë vetëm për siguri

10:49 | 29 Janar 2016
Arbresh Info

Google ka publikuar disa statistika mjaftë interesante në lidhje me Vulnerability Reward Program për vitin 2015. Kompania zbuloi që ka paguar më shumë se 2 milionë dollarë hulumtuesit e sigurisë si pjesë e programit të vitit të kaluar.

Programi është lansuar në vitin 2010, dhe gjiganti kërkimor Google ka paguar në përgjithësi mbi 6 milionë dollarë tek hulumtuesit deri tani, shkruan arbresh.info. Vitin e kaluar, Android iu bashkua programit në muajin qershor dhe nga fundi i vitit 2015 hulumtuesit u paguan mbi 200.000 dollarë për gjetjen e dobësive në sistemin operativ për telefona të mençur.

Google ka dhënë më shumë se 750 çmime individuale vitin e kaluar dhe të gjitha këto janë pranuar nga mbi 300 hulumtues të sigurisë./arbresh.info

google

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme