Google bëhet i ndjeshëm dhe në çështjen e ditës, COVID-19. Së fundi, edhe ju e keni vënë re një “Google Doodle” për të theksuar rëndësinë e vënies së maskës.
Faqja gjigantit të kërkimit po shfaq një ‘doodle’, ku çdo shkronjë bën pjesën e saj, duke ndjekur udhëzimet e Centers for Disease Control and Prevention (CDC). Në këtë “doodle”, shkronjat e Google mbajnë maska me ngjyra. Pastaj, befas, u dalin këmbët dhe largohen njëra nga tjetra për të treguar përpjekjen e tyre për të respektuar distancimin social.
Shkronja “e” dërgon një zemër emoji në ajër, në përputhje me udhëzimet e CDC, si një akt dashurie ndaj shkronjave-miq të tjerë. Duke klikuar tek animacioni, ju shkoni te faqja për parandalimin e COVID-19 të Google, ku mund të gjeni këshillat e fundit për t’u mbrojtur. Google përdor edhe platforma të tjera për të shpërndarë këtë mesazh, mes të cilave YouTube dhe Google Maps.
Ndër të tjera një PSA (Public Service Announcement – mesazh me interes publik) në YouTube u kujton njerëzve që vënia e maskave është një mënyrë e thjeshtë që mund të reduktojë përhapjen e COVID-19 deri në 80 për qind të rasteve. Mesazhi i saj është: Bëje për ata. Bëje për vete. Bëje për të gjithë ne. (“Do it for them. Do it for you. Do it for all of us.”)/lapsi.al/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?