Google mund të identifikojë se ku është marrë një fotografi

07:33 | 3 Mars 2016
Arbresh.info

Motori i kërkimit në Internet, gjigandi Google, ka përpunuar një inteligjencë artificiale që mund të identifikojë se ku është marrë një fotografi, edhe pa iu referuar objekteve të njohura që mund të ndodhen në foto, apo sistemit të pozicionimit global, GPS.

Programi, i quajtur PlaNet, përdor një bazë të dhënash prej miliona fotosh, secila me etiketën e vet gjeografike.

Ato janë të organizuara së bashku në 26.000 rrjete dhe bëjnë krahasimin e aspekteve të ndryshme si stilet e ndërtimit, gjuhët dhe jetën bimore.

Programi kompjuterik megjithatë ka disa kufizime. Për shembull, ai nuk është në gjendje të identifikojë zonat e largëta ose pak të vizituara të planetit.

Ndërsa ju mund të mendoni se për të depozituar gjithë këto foto krahasuese duhet një dhomë plot me servera dhe superkompjuterë, studiuesit thonë se programi nuk ka kërkuar deri tani më shumë se gjysmë gigabit, që do të thotë se ai mund të instalohet lehtë në shumicën e telefonëve inteligjentë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme