Google me telefon të vetin

12:52 | 27 Qershor 2016
Arbresh.info

Google pritet të prodhojë modelin e vet të telefonit në fund të këtij viti.

Sipas The Telegraph, gjiganti i teknologjisë është në diskutim me operatorët mobil për sjelljen e telefonit të parë të tij, transmeton KosovaPress.

Kështu, Google do të hynte për herë të parë në industrinë e telefonave me një model të saj të telefonit të cilin e ka prodhuar vet.

Sistemi operativ nga Google, Android, është njëri ndër katër prej pesë llojeve të telefonave në botë, të cilët njihen sipas kategorisë telefona të mençur.

Përkundër Apple, Google deri më tani e ka lënë përgjegjësinë e prodhimit të pajisjeve mobile në duart e partnerëve të saj.

Megjithatë, produkti i ri nga Google do të jetë hapi i parë i kompanisë drejt prodhimit të produkteve hardverike, së bashku me softuerët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme