Google me risi për veshjet

15:57 | 7 Shtator 2016
Arbresh.info

Platforma e kërkimit të Google është pajisur tashmë me një mjet të ri, që ju mundëson t’i blini më kollaj veshjet tuaja online.

Cilësia quhet Shop the Look dhe ja se si e përshkruan atë kompania: Kur ju kërkoni për një veshje të caktuar në Google, si rezultate kërkimi do të shfaqen të gjitha fotot që paraqesin atë së bashku me një seri aksesorësh që kombinohen me veshjen dhe secilën nga ato mund ta porosisni menjëherë online.

Google thotë se fotot që do të shfaqen në Shop the Look mbështeten nga marka dhe shitës që kanë partneritet me emra të tillë si LIKEtoKNOW.it dhe Polyvore. Aktualisht risia po testohet në pajisjet telefonike për përdoruesit amerikanë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme